Tridhjetë e dy prezenca sezonale nuk janë keq, por minutat e luajtura janë vetëm 1200.
Tre gola në Serinë A dhe dy në Kupën e Italisë nuk janë maksimumi për Samuel Çukvuezem, që gjithsesi mbetet optimist për fundin e sezonit të Milanit, edhe pas barazimit me Fiorentinën.
“Besoj se deri në fund të sezonit mund të marrim kënaqësi. E gjithë skuadra pa dyshim beson. Jemi Milani dhe jemi gati të luftojmë për të pushtuar Evropën. Bëmë mirë në derbi, por jo aq sa duhet kundër Fiorentinës.
Fryma në dhomat e zhveshjes është e mirë dhe të gjithë së bashku jemi gati për të provuar të arrijmë në Evropë. Çdo javë jemi përgatitur mirë, por jo gjithmonë kemi pasur rezultat. Trajneri na përgatit mirë dhe duhet të luftojmë deri në minutën e fundit për çdo top”, tha nigeriani.
PANORAMASPORT.AL