Teuta ka nisur me përforcimet..
Drejtuesit rikthyer në ekip Ardit Peposhin.
Pas 30-vjeçarit tashmë kanë zyrtarizuar një tjetër afrim po në repartin e mbrojtjes.
Antonio Marku është lojtari më i ri që i bashkohet durrsakëve.
Mbrojtësi vjen nga Suhareka dhe tashmë i është bashkuar ekipit në Durrës për të vazhduar me përgatitjet për sezonin e ri.
“Mirësevjen Antonio Marku!.
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Antonio Marku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Suharekës në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Marku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025”, shkruan klubi.