• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tjetër tragjedi në futboll/ Futbollisti pësoi arrest kardiak në fushën e blertë, humbi jetën në spital

28/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Huan Izquierdo, një futbollist uruguajan që u rrëzua duke luajtur futboll në ndeshjen e “Libertadores” me Nacional më 22 gusht, ka vdekur në moshën 27-vjeçare.

“Me dhimbjen dhe hidhërimin më të thellë në zemrat tona, njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të afërmve të tij. I gjithë Nacional është në zi për humbjen e tij. RIP, ju do të jeni me ne përgjithmonë”, – ka raportuar Nacional në rrjetet e veta sociale.

CONMEBOL shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetës së Juan Izquierdo, futbollistit uruguajan të Nacional. “I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes dhe miqve të tij. RIP”, – ka shkruar CONMEBOL përmes faqeve të veta zyrtare në internet.

Mësohet se Juan Izquierdo vdiq nga “vdekja e trurit pas arrestit kardiak”, sipas spitalit ku u dërgua nga fusha e lojës: “Spitali ‘Israelita Albert Einstein’ njofton me keqardhje vdekjen e z.Juan Manuel Izquierdo. Futbollisti u nda nga jeta të martën, më 27 gusht, në orën 21:38 (me orën lokale), si pasojë e vdekjes së trurit pas arrestit kardio-respirator të shoqëruar me një aritmi”.

Juan Izquierdo u rrëzua dhe humbi ndjenjat në fushën e stadiumit “MorumBis”, në minutën e 83-të të ndeshjes ndërmjet Nacional dhe skuadrës braziliane Sao Paulo. Kjo ishte ndeshje e vlefshme për 1/8 finale të “Copa Libertadores”.

Mbrojtësi 27-vjeçar uruguajan, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë për të zëvendësuar Coates të dëmtuar, u trajtua urgjentisht në fushë nga mjekët e dy skuadrave, pastaj u dërgua në spital.

Juan Manuel Izquierdo Viana (Montevideo, Uruguaji, 4 korrik 1997) luajti gjatë gjithë karrierës së tij për C. A. Cerro, C. A. Peñarol, Mdeo. Wanderers F. C., C. A. San Luis, Club Nacional de Football dhe Liverpool Fútbol Club.

 




Next Post

Nga golat e “DV9” tek idetë e Lokatelit, ja si ndryshoi Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.