Tomas Myler është përfolur se do të rinovojë kontratën të paktën edhe një sezon tjetër me kampionët e Bundesligës, por në prononcimin e fundit të 34-vjeçarit hidhen hije dyshimi se nuk ka asnjë lëvizje konkrete mes palëve, pavarësisht deklaratave të zëshme prej Presidentit Herbert Hainer:
“Për rinovimin duhet të pyesni Hainerin. Ai merret me këto çështje. Unë ju siguroj se nuk ka pasur asgjë mes nesh rreth kësaj teme. Më pëlqeu reagimi i ekipit pas barazimit të befasishëm. Loja ishte shumëngjyrësh, por përsëri ia dolëm. Përveç fitoreve, duhet të mbajmë sytë hapur edhe nga rezultatet e Leverkusenit, i cili po bën mjaft mirë.
Mezi po pres rikthimin në kombëtare. Besoj se do të jetë test interesante kundër Turqisë dhe Austrisë”, përfundoi Tomas Myler, i cili rrallëherë e nis ndeshjen nga minuta e parë. Sulmuesit me origjinë nga Bavaria i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka një skenar konciz se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit më të trofeshëm në kontingjentin e Tomas Tuhelit.
PANORAMASPORT.AL