Monday, 24. August 2026
Sport

Tomas Tuhel befason Federatën e Futbollit, do të jetë prezent në shortin e Kulifikueseve të Botërorit

GS 12/12/2024 1 Min. Lesezeit

Tomas Tuhel mezi pret të fillojë punë si komisar teknik i Anglisë. Sipas medieve të huaja mësohet se gjermani do të jetë prezent nesër në Zyrih ku “Tre luanët” do të mësojnë grupin dhe rivalët në Kualifikueset e Botërorit të 2026-ës.

Ky vendim i gjermanit është pritur mirë nga opinioni anglez, i cili pa me skepticizëm emërimin e gjermanit në krye të pankinës së kombëtares në fjalë.

Tuhel ka lajmëruar se nuk do të jetojë në Angli gjatë të gjithë kohës, por do të udhëtojë drejt ishullit vetëm në prag të ndeshjeve.

Teilen: