Tomas Tuhel ka konfirmuar largimin e tij nga Bajerni i Mynihut. Në konferencën për media në prag të duelit me Hofenhaim, ai është shprehur se kjo është dalja e tij e fundit për bavarezët.
“Kjo do të jetë konferenca ime e fundit në rrugën Zebener. Me drejtuesit e Bajernit kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, por nuk kemi gjetur një akord kështu mbetet në fuqi vendimi i shkurtit ku u vendos që rrugët tona të ndaheshin në qershor të këtij viti”, deklaroi Tuhel.
PANORAMASPORT.AL