Sandro Tonali do të jetë një nga protagonistët më kryesor të merkatos së ardhshme. Mesfushori italian do të largohet nga Newcastle, ndërkohë që interesimi për të është shumë i madh si brenda ashtu edhe jashtë Premier League.
Për 25-vjeçarin ka interes konkret nga Arsenal, Chelsea, Man. City, Man. United, Bayern, PSG, Juventus etj, por dëshira e italianit mesa duket është të transferohet te Real Madrid. Sipas “TEAMtalk”, përfaqësuesit e italianit kanë nisur kontaktet e para me drejtuesit e Real Madridit.
Tashmë dihet që klubi madrilen po kërkon një mesfushor elitar për sezonin e ardhshëm dhe padyshim që Sandro Tonali mund të konsiderohet si një alternativë shumë e mirë. Duke ditur që është nën kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, largimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. “Qymyrxhinjtë” pretendojnë për një shifër mes 70-80 milionë euro.