Tonali drejt rikthimit në Serie A? Gjiganti italian pret një dështim të Newcastle
Juventus ka vendosur mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali, si objektivin kryesor të tregut të transferimeve të verës.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të bindur se italiani dëshiron të rikthehet në Itali, duke e parë skuadrën italiane si destinacion ideal për hapin e radhës në karrierë.
Megjithatë, Juve është e vetëdijshëm se një operacion i tillë do të kërkonte një investim të konsiderueshëm financiar.
Klubi bardhezi shpreson që situata e Newcastle United në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm të luajë rol vendimtar në negociata.

Në rast se skuadra angleze nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ekziston mundësia që ajo të detyrohet të shesë një nga yjet e saj për të respektuar rregullat e Fair Play-it Financiar, duke hapur kështu derën për një rikthim të Tonalit në Serie A.
Kujtojmë se 25-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Milanit.