Sandro Tonali është zyrtarisht futbollisti më i ri i Njukasëllit.
Pas prezantimit nga klubi anglez, ka reaguar edhe Milani. Kuqezinjtë kanë bërë një deklaratë për shtyp: “AC Milan njofton se ka shitur përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Sandro Tonali te Newcastle United FC. Klubi falënderon mesfushorin për tre vitet e shkëlqyera të jetuarit së bashku dhe i uron kënaqësinë më të mirë personale dhe profesionale”.
Më pas në faqen zyrtare të klubit në Twitter janë shprehur se ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Gjithë të mirat Sandro. Familja juaj kuqezi ju uron më të mirat”!
It’s been a great ride. All the best, Sandro
È stato un bellissimo viaggio insieme. La tua famiglia rossonera ti augura il meglio! pic.twitter.com/CiTW93gBsp
— AC Milan (@acmilan) July 3, 2023
PANORAMASPORT.AL