Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Toni Domgjoni zyrtarizohet si lojtar i ri i FC Ballkani

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Nënkampioni i Kosovës FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Toni Domgjoni.

Domgjoni i është bashkuar skuadrës suharekase nga ekipi Selangor në Malejzi,dhe 27 vjeçari është transferuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin malejzian.

Përndryshe FC Ballkani e konfirmoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook,teksa pritet që të mbartë fanellën me numrin 20 tek nënkampionët e Kosovës.

Kujtojmë që Toni Domgjoni ka luajtur për shumë klube në Zvicër,Kroaci,Holandë dhe Slloveni,si dhe ka veshur 4 herë fanellën e Kombëtares së Kosovës ku realizoi vetëm 1 gol.

Teilen: