• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Toni Kroos: Ne dimë si ta fitojmë Champions League-n, shpresojmë ta dëshmojmë në fushë

28/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë, ku foli si fillim për ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si dhe emocionet e përshëndetjes me tifozët e “Los Blancos”.

Për Kroos ndeshja e fundit në “shtëpi” ishte një mbrëmje e paharrueshme.

“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”-tha fillimisht gjermani.

Ndërsa iu përmend fakti që me fitoren në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund do të arrinte një mit si Francisco Gento, duke u bërë futbollisti më i titulluar në historinë e kompeticionit me gjashtë suksese, mesfushori theksoi se nuk e mendon këtë gjë, por dëshiron triumfin për gjithë ekipin.

“Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”-shtoi Toni Kroos.

Next Post

Grumbullohen volejbollistet e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.