Friday, 24. April 2026
Sport

Toni Kros u përcoll si hero, por njihuni me legjendat e tjera të Real Madridit që nuk patën të njëjtën lamtumirë

GS 26/05/2024 1 Min. Lesezeit

Toni Kros zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në La Liga teksa i ka mbetur edhe një tjetër për të luajtur me Real Madridin në Champions. Më pas mesfushori do të luajë më përfaqësuesen gjermane në “Euro 2024”.GOcnzmcXoAASHdF-780x439

Ai u përcoll si një legjendë nga tifozët por edhe nga klubi i bardhë. Lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’. Jo vetëm kaq, por një pjesa e tifozëve në “Santiago Bernabeut” vendosën të zbulojnë një pankartë të madhe për nder të tij. 

Aty shkruante:”Gracias Leyenda” dhe kishte një foto të Kros në mes me fjalët “22”.  Kjo simbolizonte numrin e titujve që ai ka fituar me Los Blancos deri më tani. 

Por jo të gjithë legjendat e Realit janë larguar në këtë formë si gjermani.

Bëhet fjalë për Iker Kasijasin, Raul Gonzales, Guti, Ronaldo “Fenomeni”, Luis Figo, Di Stefano, Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos. Disa u larguan vetëm përmes një deklaratë për mediat dhe disa përmes letrave të dërguara.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: