Mançester Junajtid ka implementuar politika të reja financiare për të kursyer para. Për këtë motiv ata larguan nga roli i ambasadorit Sër Aleks Ferguson ndërsa tani është mësuar se kanë nisur që të kursejnë edhe sa u përket shpenzimeve për fluturimet.
Kështu Junajtid i ka kërkuar Sitit që kur transposrtonte tetë futbollistët e tij drejt Francës për ceremoninë e “topit të Artë 2024” të merrte në bord edhe Alehandro Garnaçon së bashku me Kobi Maino.
Përgjigja e “Qytetarëve” ka qenë negative me justifikimin se charteri ishte plot dhe se nuk kishte vend për dy “djatë e kuq”.