Saturday, 4. April 2026
Sport

 “Topi i Artë 2025”/ Cili e fiton trofeun “Trajneri i Vitit”? Këto janë 4 teknikët e nominuar

GS 10/12/2025 1 Min. Lesezeit

Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, për të vlerësuar timonierin më të mirë të këtij viti.

Gara për të fituar këtë trofe do të jetë mes trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, teknikut të Egnatias, Edlir Tetova, trajnerit të Bylisit, Mirel Josa dhe teknikut të AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović.

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. 

Teilen: