• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Topi i Artë”, Mesi pritet të bëjë 8! Në Spanjë garantojnë për suksesin e radhës të “pleshtit”

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ceremonia zyrtare do të mbahet të hënën, më 30 tetor, në “Theatre du Chatelet”, por në Spanjë nuk kanë as më të voglin dyshim: Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” 2023. mesi

E thënë ndryshe, për “pleshtin” argjentinas do të jetë i teti në karrierën e tij pas sukseseve në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021. Asi argjentinas, i cili tashmë ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në radhët e Inter Majamit, mund të bëhet kështu futbollisti i parë që luan jashtë Europës që fiton mirënjohjen e dhënë nga “France Football”.

Fitorja e Kupës së Botës në Katar ishte vendimtare në një vit jo të paharrueshëm për 36-vjeçarin në nivel klubesh. Me duar bosh mund të mbesë rivali i tij i madh Erling Haland, i cili edhe bëri Tripletën në sezonin e kaluar me Mançester Siti duke fituar Champions, Premier Ligë dhe “FA Cup” dhe përveçse një breshëri golash që i garantuan “Këpucën e Artë”, sërish nuk arriti të bindë gazetarët nga 100 vende të botës që t’i mohojnë Lionel Mesit të rikthehet në fronin e “Topit të Artë”.

Në nivel klubesh, me fanellën e PSG-së, Mesi fitoi kampionatin francez dhe Superkupën, ndërsa si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Kupën e Francës u ndal në 1/ 8-at. Ajo që la bilancin në favor të kampionit argjentinas ishte pushtimi i Kupës së Botës me Argjentinën si protagoniste absolute.

Gjithsesi, kjo fitore e radhës e këtij çmimi nga ana e Mesit, e cila nëse konfirmohet, është e sigurt se këtë herë do të shkaktojë shumë diskutime. Nuk ka dyshime që Mesi është Mesi, por nëse vlerësohet gjithmonë vetëm talenti dhe jo arritjet sezonale dhe numra e trofe marramendës si në rastin e Erling Halandit, atëherë “Topi i Artë” mund të humbë shumë nga prestigji i tij.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Të dielën Shkëndija - Brera Strumica,  Gostivari – Voska! Shkupi vendas e Struga TL në udhëtim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.