• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Topi” në fushën e Sylvinho, trajneri me pushime, më pas do të vendosë për të ardhmen

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri ka nisur pushimet, ndërsa mediat spanjolle dhe portugeze flasin për oferta të tjera nga klube, që tashmë janë në tavolinën e teknikut.

Do të qëndrojë, apo do të largohet? Duhet të rrijë, apo të ikë? E ardhmja e Silvinjo në pankinën e kombëtares së Shqipërisë ka edhe edhe shumë pikëpyetje dhe të panjohura të tjera, por të gjitha këto pritet të marrin përgjigje në javët e ardhshme.

Përpara nisjes për në Gjermani për Euro 2024, tekniku nuk pranoi të firmosë rinovimin që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i vendosi në tavolinë.

Kushtet e kontratës nuk kanë ndryshuar edhe pas eliminimit të Kombëtares së Shqipërisë në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, por Silvinjo ka marrë sërish kohë. Në pushimet që ka nisur do të ketë mundësi të peshojë mirë ofertën e FSHF, por edhe të tjerave që duket se ka në dorë nga skuadra klubesh.

Në fillim ishte e përditëshmja spanjolle “AS”, e cila në një shkrim të saj zbuloi se trajneri i Shqipërisë ka ngjallur interesin e disa klubeve europianë, përfshirë edhe spanjollë, ndërkohë edhe në Portugali, kanë nisur të flasin për një ofertë të një klubi të Liga NOS, që tashmë Sylvinho e ka në dorë.

Tekniku ka vendosur të mos nxitohet, ndërsa do të diskutojë edhe me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva përpara se të vendosë për të ardhmen. Kështu, nëse do të flisnim me gjuhën e futbollit, tani topi është në fushën e Sylvinho. /i.m /abcnews.al

Next Post

Paradoksi me financimet/ Sponsorët në Europian janë kinezë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.