• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Topi revolucionar gati për fundin e EURO2024, ja çfarë e bën të ndryshëm

08/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja dhe Franca takohen nesër nga ora 21:00 në Munih në ndeshjen e parë gjysmëfinale të evropianit në Gjermani.

Çifti i dytë gjysmëfinalist Holandë-Angli përballet të mërkurën nga ora 21:00 në Dortmund. Finalja do të luhet të dielën nga ora 21:00 në Berlin.

Para përfundimit të turneut, Adidas njoftoi topin e ri Fussballliebe Finale, i cili do të përdoret në gjysmëfinale dhe finale.

Në krahasim me topin Fussballliebe, i cili është luajtur në garë deri më tani, topi për fundin e turneut është vizualisht i ndryshëm. Detajet i janë shtuar tani dizajnit që u vendos për pjesën e parë të Euros për të plotësuar detajet e kuqe, ari dhe të zeza që ishin në top si ngjyrat pritëse.

Sfondi i bardhë tani është argjend dhe simbolizon ngjyrën e kupës. Vetë ngjyra është bërë dhe testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një shkëlqim të papranueshëm në fushë që mund të shqetësojë lojtarët.

Topi ka pësuar ndryshime edhe për sa i përket çështjeve teknike. Do të ketë teknologji të veçantë që lidhet direkt me dhomën VAR. Ai do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do t’i dërgojë në dhomën VAR në kohë reale. Kjo risi, e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike në prapavijë.

Next Post

Mbeten katër të fundit, superkompjuteri i OPTA bën parashikimet për fituesin e EURO 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.