Thursday, 14. May 2026
Sport

Torcida shokon serbët

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tifozët e famshëm të Hajdukut të Splitit sot me një pankartë shokuan serbët sidomos disa media serbe.

Mbështetësit e Hajdukut shpalosën një pankartë që i elektrizoi disa media serbe. 

“Brenda 34 orësh, mësim iu dha çetnikëve. Blesak 95”, shkruhet në njërën nga pankartat e shfaqura në tribuna.

Image

Pankarta

Duhet theksuar se në derbin e madh kroat të javës së 33-të mes Hajdukut dhe Dinamos së Zagrebit, dinamovitët fituan me rezultat 2:0 në “Polud” të Splitit.

Teilen: