Mbrojtësi Ardian Ismajli pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A te skuadra e Torinos.
Torino, të dielën e mbyllë sezonin me ndeshjen derbi kundër Juventusit, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht.
Kështu që, trajneri Roberto D’Aversa pret që Ismajli të jetë i gatshëm për lojë dhe ta aktivizojë prej minutës së parë të takimit.
Ismajli i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, por mediumet italiane kanë raportuar se ai do të jetë plotësisht i rikuperuar para duelit me Juventusin.
Ismajli këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet, por deri më tani ka regjistruar 24 paraqitje në Serie A, ku ka regjistruar edhe 1 asistim.
Ai pritet të jetë lider i mbrojtjes së Torinos kundër Juventusit, ndeshje që kërkojnë pikët e plota për ta mbyllur sezonin me fitore.