Me mbylljen e sezonit, Tottenham nuk ka gjetur ende një trajner të ri.
I fundit nga emrat që dolën në dritë është ai i Arne Slott, holandezit 44-vjeçar që udhëhoqi Feyenoord drejt titullit në Eredivisie të këtij viti.
Tottenham step up Slot interest with Feyenoord braced for a battle to keep him #thfc https://t.co/nZ7LLvvmzg
— Matt Law (@Matt_Law_DT) May 17, 2023
Sipas “Telegraph”, Slott ka fituar shumë pikë me imazhin e paraqitur nga skuadra me të cilën është që nga vera e vitit 2021, ndërsa londinezët e kanë vendosur lart në listën e tyre.
Nagelsmann, Luis Enrique dhe Thomas Franke janë gjithashtu kandidatë për të marrë drejtimin e Tottenhamit, por nuk duket se ka marrëveshje me asnjërin prej tyre. /G.D abcnews.al/