Monday, 13. April 2026
Sport

Tottenham-Manchester United, 4 gola për 1 pikë

GS 08/11/2025 2 Min. Lesezeit

Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.

Ekipi i Ruben Amorim ishte afër të pësonte një humbje të hidhur me përmbysje, por në fund mori një pikë shumë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të me anë të Bryan Mbeumo, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Amad Diallos.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, ku pas disa rasteve arritën ta gjejnë edhe golin e barazimit, por në shtesë edhe golin dytë.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte, mysafirët gjeten golin e barazimit duke kompletuar një ndeshje triler.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 84-të me anë të Mathys Tel, i cili shënoi për 1-1, ndërsa kur ndeshja pritej të përfundonte në skenë doli Richarlison (90+) duke shënuar për 2-1, golin që mendohej i fitores.

Por, në minutën e gjashtë shtesë në skenë doli mbrojtës Mathijs de Ligt, i cili me kokë barazoi për rezultat përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Tottenhami ngjitet në pozitën e tretë me 18 pikë, po aq sa ka Unitedi i shtati.

 

Teilen: