Tottenham Hotspur arriti ta mposht edhe Crystal Palace me rezultat 2:1 për të marrë një epërsi prej pesë pikëve në krye të Premier League.
Një autogol nga Joel Ward dhe një lëvizje e shkëlqyer ekipore e përfunduar nga Heung-min Son e mbajtën të pamposhtur skuadrën e Ange Postecoglou pas 10 ndeshje, shkruan lajmi.net.
Historia mund të kishte qenë ndryshe nëse Palace do të kishte shfrytëzuar dy rastet e tyre më të mira brenda gjashtë minutave të para.
Spurs u përpoqën të thyenin Palacein në pjesën e parë, por nuk arritën asnjë gjuajtje në portë në orën e parë të lojës.
Megjithatë James Maddison arriti që ta “detyronte” Ward të shënonte autogol.
Marc Guéhi hodhi poshtë një shans të madh për të barazuar menjëherë, por goditja e tij me kokë doli jashtë shtyllës.
Vizitorët e vulosën fitoren me një supergol ekipre të finalizuar nga Son.
Ayew dukej se e kishte rikthyer Palacen në lojë me një goditje të fortë gjysmë-volej, por goli rezultoi të mos ishte i mjaftueshëm.
Tottenham tani ka pesë pikë më shumë se vendi i dytë në Premier Legaue, por kjo mund të zvogëlohet në dy pikë nëse Arsenali mund Sheffield United të shtunën. /Lajmi.net/