Sunday, 12. April 2026
Futboll

Tottenham mposhtet nga Sunderland dhe rrezikon më shumë se kurrë qëndrimin në PL. Crystal Palace befason në fund Newcastle (video)

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar tre ndeshjet e radhës për javën e 32-të në Premier League. Në “Stadium of Light”, Sunderland fitoi 1-0 ndaj Tottenham, falë golit të Nordi Mukiele në pjesën e dytë. Goditja e francezit në kufijtë e zonës së rreptësisë, përfundoi në rrjetë falë edhe devijimit nga njëri prej mbrojtësve miq.

Roberto De Zerbi e nis me humbje te Tottenham, që rrezikon seriozisht qëndrimin në elitë, pasi aktualisht mban vendin e 18-të me 30 pikë.

Në dy sfidat e tjera, Crystal Palace fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Newcastle, falë dopietës së Jean-Philippe Mateta në minutat 8o’ dhe 90+4′, nga pika e bardhë e penalltisë. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Osula në fund të pjesës së parë.

Barazim 1-1 në sfidën tjetër mes Nottingham Forest dhe Aston Villa.

SHIKOGOLAT

Teilen: