Thursday, 26. February 2026
Sport

Tottenham ngel “thatë”, “gjigandët” e Hollandës rinovojnë kontratën me “të preferuarin” e Spurs

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Prej disa ditësh tashmë, në mediat britanike, hollandeze, por dhe në të gjithë Evropën, qarkullonte lajmi se tekniku i Feyenoord, Arne Slot, i cili i ngjiti këta të fundit në “majën” e futbollit hollandez do të ishte trajneri i ri i “londinezëve” të Spurs, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër ditën e sotme.

Vetëm pak minuta më parë, gazetari i mirënjohur për sektorin e merkatos së futbollistëve, Fabrizio Romano, por dhe vetë klubi i Feyenoord njoftuan rinovimin e kontratës me trajnerin hollandez, deri në verën e vitit 2026.

Detajet nga kontrata nuk janë bërë ende zyrtare, por kaq mjafton që “londinezët” e Tottenham të vihen tashmë në kërkim të një trajneri të ri, pozicion ky që i mundon Spurs-at, që prej largimit të Antonio Conte, në fundin e muajt shkurt. /i.m /abcnews.al 

Postimi i klubit të Feyenoord:

Teilen: