• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tottenham nuk heq dorë nga Kulusevski, Spurs e Juventus nisin negociatat

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa mbërriti te skuadra e Tottenham nga “bardhezinjtë” e Juventus, në formë huazimi me të drejtë blerje për 35 milionë euro, afati i qëndrimi të anësorit suedez, Dejan Kulusevski në Londër është drejt fundit dhe skuadra e Spurs dëshiron të blejë në mënyrë përfundimtare kartonin e 23-vjeçarit.

Klubi londinez nënshkroi mesfushorin në huazim “torinezët” gjatë merkatos së dimrit në vitin 2022 e nëse Spurs do të ishte kualifikuar në Champions League në fund të sezonit, opsioni i blerjes prej 35 milionë euro do të ishte aktivizuar automatikisht.

Mirëpo, Tottenham nuk u kualifikua në garat evropiane e tashmë klubet duhet të bien dakord për kushtet e një transferimi të plotë, me “zonjën e vjetër” të Italisë që sërish kërkon 35 milionë euro, ndërsa londinezët kërkojnë të ulin kostion e transferimit deri në 25 milionë euro.

Ndërkaq, kujtjomë se Kulusevski është një lojtar tepër i rëndësishëm në organikën e Tottenham, ku sezonin e kaluar bëri 37 paraqitje në total për Spurs, ku gjeti 2 herë rrugën e rrjetës dhe dhuroi 7 asistime. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Giresse në prag të ndeshjes me Rumaninë: Shpresojmë në fitore, lojtarët do hyjnë në fushë me motivin më të madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.