Thursday, 5. March 2026
Sport

Tottenham “shtang” Interin, anglezët pranë transferimit të portierit Vicario

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Me Onanën që është në mes të një kryqëzimi kërkesash, ku Manchester United dhe Chelsea janë duke lëshuar ofertat e tyre për të bindur Interin, zikaltërit kishin një periudhë që kishin bllokuar portierin e Empolit, Vicario, duke e parë atë si zëvendësuesin e portierit kamerunas.

Megjithatë, për momentin, zikaltërit janë parakaluar nga Tottenham për shërbimet e Vicario. Siç raporton “Corriere della Sera”, Tottenham tashmë është në rreshtin e parë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Presidenti i Empolit pret që ky propozim të zyrtarizohet./h.ll/abcnews.al

Teilen: