Manchester Unitedi dhe Tottenhami kanë ndarë pikët në “Old Trafford”, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 1-1.
“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi në minutën e 73-të, me golin e shënuar nga Mbeumo.
Megjithatë, Tottenhami nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutat shtesë, me Solanken.
Tottenhami luajti me një lojtar më pak nga minuta e 78-të, pas kartonit të kuq të Bentancur, por kjo nuk e pengoi të largohej me një pikë nga “Old Trafford”.
Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi renditet në vendin e 12-të me gjashtë pikë, ndërsa Tottenhami gjendet në pozitën e 18-të me tri pikë.
Teilen: