Tottenhami ka përgatitur një ofertë rekorde për ta bindur Manchester Cityn në lirimin e brazilianit Savinho.
Bëhet e ditur se Tottenhami ka ofruar 80 milionë euro për Savinhon, i cili ka kërkuar largimin nga City për shkak se nuk ka marrë garanci për një vend titullari.
Savinho është i gatshëm ti bashkohet Tottenhamit, por po pret që skuadra londineze të arrijë marrëveshje me Cityn, e cila mund të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
Tottenhami edhe më herët kishte kërkuar Savinhon, por City kishte refuzuar ofertën prej 50 milionë eurosh për 21-vjeçarin.
Savinho vitin e shkuar iu bashkua skuadrës së Cityt dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2029.