Euro 2024 po troket, Luciano Spalletti dhe të kaltrit janë gati të tentojnë një tjetër sukses si në vitin 2021.
E mbështet kombëtaren italiane, si shumë të tjerë, edhe Francesco Totti, i cili ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin Spalleti: “Marrëdhënia jonë gjithmonë ka qenë e shkëlqyer. Ishte vetëm një moment konfuzioni, që ne e lamë pas krahëve, si të rritur”.
Italia nuk ka bindur në miqësoren kundër Turqisë: “Këto ndeshje llogariten deri në një pikë. Kur të fillojë aventura europiane, kombëtarja do të tregojë vlerën e saj”.
Nga kombëtarja te Roma, në drejtimin e së cilës Daniele De Rossi bëri gjithçka mirë, edhe pse nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në Champions: “Daniele është njeriu i duhur për Romën dhe ai po e vërteton këtë duke bërë mirë. Shpresojmë që ai të mund të ketë një fillim të mirë të sezonit dhe që klubi ta mbështesë atë”.
“Do të shohim se çfarë ekipi do të ndërtojë De Laurentiis. Të gjithë e dimë se si është trajneri dhe çfarë skuadre dëshiron të ndërtojë. Ai me siguri do të dëshirojë të fillojë në këmbën e djathtë në përpjekje për të rikthyer titullin te Napoli”.