• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Totti nuk e përjashton rikthimin në futboll: Disa ekipe të Serie A më kanë kontaktuar

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Francesco Totti nuk e përjashton një rikthim në futboll: “Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën, që janë rikthyer të luajnë shumë vite pas përfundimit të karrierës së tyre.

Disa skuadra të Serie A më kanë kontaktuar kohët e fundit. Ndodhi një muaj më parë dhe më bëri të ndihem pak i çmendur, hyra në mendime. E pyeta veten: pse më duan edhe pas kaq vitesh? Për dy muaj do të isha gati…”

Totti u ndal edhe te një hipotezë e bujshme, të shpallur tashmë në dokumentarin “Eroici”, në të cilin shprehet: “Duke parë çfarë ndodh sot, unë mund të luaja futboll edhe në moshën 48 vjeç”.

Fjalë këto të evidentuara edhe në dokumentarin e festimit të 100-vjetorit të “Corriere dello Sport”. Drejtori Ivan Zazzaroni kishte folur edhe për këtë me Fabio Caressa në “Radio Deejay”, gjatë programit “Deejay Football”: “Me nivelin e ulët të futbollit tani, Francesco mund të kthehet kur të dojë. Në fakt, unë e di që ai është duke menduar për këtë”.

“Lazio? As që do ta kisha marrë në konsideratë, – shtoi Totti. – Është thjesht një shaka se do të jem gati për 2-3 muaj. Janë thënë shumë gjëra për mua, edhe pas kaq vitesh tërheqje nga futbolli profesionist. Unë jam duke luajtur ende në moshën 48-vjeçare, nga gjysmë ore apo 20 minuta, por kjo duhet të përjetohet në varësi të kontekstit. Fakti se jam konkurrues ende brenda vetes nuk do të thotë se mund të kthehem…”

Next Post

Salah do nga Liverpooli t’i plotësojë një ‘kërkesë të çmendur’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.