Thursday, 19. February 2026
Futboll

“Totti? Presidenca do të vendosë kur të jetë e përshtatshme ta rikthejnë te Roma”

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Frederic Massara ka bërë një pasqyrë të situatës lidhur me rinovimet e Dybala, El Shaarawy, Celik dhe Pellegrini. “Ky është momenti i vendimeve, kemi ruajtur një marrëdhënie me agjentët e lojtarëve dhe do të kuptojmë nëse do të ketë baza për të vazhduar me ta. Theksoj se lojtarët në fjalë nuk kanë munguar kurrë në përkushtim dhe profesionalizëm”, – ka deklaruar drejtori sportiv i Romës për “Sky”.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm të Totti në klub, me rol drejtues, Massara u shpreh: “Ai është historia e këtij klubi, me familjen ‘Friedkin’ (presidencën verdhekuqe) ka një marrëdhënie shumë të mirë. Ata do ta dinë kur do të jetë momenti i duhur për të nisur realisht një bashkëpunim me Francesco brenda klubit”.

 

Teilen: