Tuesday, 3. March 2026
Sport

“Tour de France 2025”/ Mathieu Van der Poel braktis garën përpara etapës së 16-të

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

“Grande Boucle” ka humbur njërin prej protagonistëve të saj kryesor. Mëngjesin e ditës së sotme ekipi i Alpecin-Deceuninck ka lajmëruar se Mathieu Van der Poel është tërhequr nga gara.

“Mathieu në ditët e fundit ka shfaqur simptoma të ftohjes. Të hënën pasdite gjendja e tij u rëndua shumë, ndërsa të nesërmen pati edhe temperaturë. Pasi kontrolleve në ‘Narbonne Hospital’ mjekët dolën në përfundimin se ai vuante nga një formë pneumonie”, ishte njoftimi i bërë nga skuadra e ish-kampionit të botës.

Teilen: