• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tour de France”/ Dueli në Alpe përfundon në barazim mes dy rivalëve, të martën vendoset fati i garës së madhe

17/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte e fundit sprovë në male.

Nga Pirenejtë, në Masivin Qendror për të përfunduar tek Alpet, Turi i Francës mbylli spektaklin e ngjitjeve në malore, njëkohësisht një vuajtje që nuk mund të tregohet.

Ishin 179 km nga Lë Zhe deri në Sen Zherve le Be, në të cilët u konsumua beteja e fundit direkte mes dy rivalëve të mëdhenj për fitoren e garës çiklistike transalpine.

Tadej Pogaçar sulmoi për herë të mbrame Jonas Vingegardin, duke krijuar emocione të forta, një dramë të vërtetë, ndonëse danezi ia doli ta përballonte sllovenin.

Pas mbërritjes së njëkohëshme në finish, u bë e qartë se fati i Turit do të vendoset këtë të martë, në etapën e kronometrit individual.

Etapën e 15-të e fitoi holandezi Vut Pëls duke u shkëputur ndjeshëm nga konkurruesi më i afërt, belgu Van Ert, të cilin e la pas mbi 2 minuta.

Pogaçar dhe Vingegard mbërritën shumë minuta më pas, ndërsa luftën e kishin mes tyre dhe aspak me çiklistët e tjerë.

Slloveni kaloi cakun vetëm një rrotë përpara danezit, por koha ishte e njëjtë.

Kjo do të thotë se Vingegard vazhdon të kryesojë Turin e Francës me 10 sekonda më shumë sesa Pogaçari, dhe se gjithçka mbetet e hapur, të paktën deri në kronometrin e së martës.

Danezi është fitues në fuqi i garës më të madhe në botë, ndërsa ballkanasi triumfoi në 2020 e 2021./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Tifozët e Juventusit kundër transferimit të Lukakus: Nuk e duam

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.