Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll në grupmoshat U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2025 U21.
“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë nesër drejt Chemnitz, ku më 22 mars do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Gjermanisë.
Përballja luhet nga ora 18:00 në “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz.
Kosova U21 gjendet në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin. Deri tani, “Dardanët” e rinj kanë grumbulluar tetë pikë dhe gjenden në pozitën e katërt.
Listën e lojtarëve të ftuar e gjeni më poshtë:
Lista