Skuadra turke Trabzon duket se e ka gjetur zëvendësimin për futbollistin shqiptar Enis Bardhi.
Mësohet se Trabzonspor ka hyrë në negociata me ndërkombëtarin grek Dimitris Pelkas, që mund të jetë zëvendësuesi i Bardhit.
Lojtari aktual i Fenerbahces mund të vijë në Trabzon, por fillimisht skuadra duhet të shesë Bardhin dhe më pas të bëhet transferimi i grekut.
Paratë që do të marrë nga Bardhi (përflitet 2.5 milionë euro) do t’i drejtojë te Pelkas dhe Trabzon shpreson që kjo të ndodhë në ditët në vijim, shkruajnë mediat turke.
Teilen: