Wednesday, 5. August 2026
Sport

Trabzoni në flakë, mijëra njerëz e “kallin” qytetin pas transferimit të Salah

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

I gjithë qyteti i Trabzonit është në festë pasi ylli i futbollit, Mohamed Salah është transferuar te gjiganti i futbollit turk.

Pasi ka zbritur në Stamboll dhe ka udhëtuar për në qytetin e Trabzonit, ish-ylli i Liverpoolit është pritur nga mijëra tifozë.

Brohoritje, e fishekëzjarre janë hedhur gjithandej, duke pritur Salahun dhe duke festuar në mënyrë të zjarrtë ardhjen e Salah në Trabzonspor.

Mbreti egjiptian është transferuar në Trabzonspor pas largimit nga Liverpooli, ku la gjurmë të mëdha në Premier Ligën angleze.

Ndryshe, Trabzonspori është në mesin e katër skuadrave më të sukseshme në Super Ligën e Turqisë, pas Galatasaray, Fenerbahçe e Beshiktash.

Teilen: