Thursday, 5. February 2026
Sport

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pas Ernest Muçit, skuadra e Trabzonsporit po synon edhe transferimin e Milot Rashicës nga Beshiktashi, kanë njoftuar të enjten mediumet në Turqi.

Trabzonspori po insiston për Rashicën, të cilin po shpreson ta sigurojë deri të premten, ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit në Turqi.

Rashica te Trabzonspori po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin dhe kjo është arsyeja që po insistojnë ta bindin Beshiktashin, ekip prej të cilit në verë e huazuan Muçin.

Trabzonspori i ka ofruar tri opsione Beshiktashit për shërbimet e Rashicës, huazimin e tij, blerjen me këste dhe shkëmbimin me ndonjë lojtar tjetër.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja mes klubeve do të arrihet deri të premten, ndonëse Rashica gjatë dimrit është kërkuar edhe nga Hoffenheimi i Gjermanisë.

Rashica ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 3 asistime në 22 paraqitje.

Teilen: