• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 9, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trae Young lë Atlantan pas 8 viteve

08/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i NBA dhe Atlanta Hawks, Trae Young, do ta vazhdojë karrierën e tij te Washington Wizards, pas një hapjeje bombastike të periudhës së shkëmbimeve, në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Young që ishte katër herë pjesë e All-Star, u shkëmbye te Wizards në këmbim të CJ McCollum dhe Corey Kispert, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tetëvjeçar në Atlanta.

Vendimi i Young lidhet edhe me dëshirën për t’u ribashkuar me Travis Schlenk, drejtuesin ekzekutiv të Washingtonit, i cili e kishte përzgjedhur atë në Draftin e vitit 2018.

Washington Wizards, që aktualisht ndodhen pranë fundit të Konferencës Lindore me rekord prej 10 fitoreve e 26 humbjeve, e shohin Young si një figurë kyçe në projektin e tyre të rindërtimit.

Megjithatë, sezoni aktual ka qenë i vështirë për Young për shkak të problemeve me lëndimet.

Ai ka luajtur vetëm 10 ndeshje, por sërish ka regjistruar mesatarisht 25 pikë për ndeshje.

Basketbollisti shpreson t’i lërë pas problemet me gjurin dhe kofshën pas transferimit te Wizards.

Në drejtim të kundërt, CJ McCollum pritet të sjellë eksperiencë dhe stabilitet te Hawks, ndërsa Corey Kispert shton thellësi dhe energji në përbërjen e Atlantës.

Next Post

Bashkimi-Peja dhe Vëllaznimi-Sigal Prishtina dy ndeshjet e rradhës në Kupën e Kosovës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.