Një djalë 13-vjeçar vdiq gjatë natës në Ciudad Rodrigo, në Spanjën perëndimore, gjatë festimeve për fitoren e ekipit kombëtar të futbollit në finalen e Kupës së Botës.
Këshilli i qytetit njoftoi vdekjen. “Këshilli i Qytetit të Ciudad Rodrigo shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e djalit 13-vjeçar. Ajo që duhej të kishte qenë një festë e fitores së ekipit kombëtar spanjoll në Kupën e Botës është shndërruar në një tragjedi”, shkroi këshilli i qytetit në faqen e tij në Facebook, duke u uruar shërim të shpejtë “të plagosurve të tjerë”.
Sipas mediave spanjolle, djali vdiq në shembjen e një shatërvani mbi të cilin ishin ngjitur disa spektatorë.
Teilen: