Wednesday, 18. March 2026
Sport

Tragjedi në çiklizëm/ 17-vjeçari italian humb jetën duke u rrëzuar gjatë garës në Austri

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tragjedi në botën e çiklizmit. Jacepo Venzo, 17-vjeçari nga Vicenza, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm në tatëpjetë gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt.

Njoftimi erdhi ditën e sotme, ndërsa tragjedia ka ndodhur ditën e djeshme.

Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital, ndërsa gara është anuluar./ h.ll/abcnews.al

Teilen: