• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tragjedi në El Salvador, rrëmujë në një ndeshje futbolli vdesin së paku 12 persona

21/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas raportimeve nga mediet e huaja, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar në një rrëmujë në një stadium futbolli në El Salvador.

“Po mbyteshim”, denoncoi një tifoz. Presidenti, Nayib Bukele, premtoi se “fajtorët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”. Informacioni i parë tregon se ka pasur një mbishitje të biletave dhe se nuk janë hapur mjaftueshëm pika aksesi.

  

Të paktën 12 persona vdiqën dhe më shumë se 100 u lënduan të shtunën mbrëma në një rrëmujë që ndodhi në stadiumin ‘Cuscatlan’ në El Salvador para fillimit të një ndeshje futbolli të Ligës së Madhe sipas Sekretarit të Shtypit të Presidencës.

Drejtori i Policisë Civile Kombëtare, konfirmoi se kishte një mbishitje të biletave elektronike, gjë që ndoshta çoi në një mbushje në objekte, sipas gazetës ‘La Prensa Grafica’.

Disa orë para fillimit të ndeshjes, të cilën Alianza dhe FAS do ta luanin, biletat mund të bliheshin sërish përmes internetit

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, premtoi se tragjedia do të hetohet dhe se përgjegjësit “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”.

“Policia Civile Kombëtare dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës do të kryejnë një hetim shterues të ngjarjeve që ndodhën në stadiumin Cuscatlán”, njoftoi presidenti në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’./Lajmi.net/

  


Next Post

Afrimet për sezonin e ri, Milan kthen sytë nga Southampton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.