• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tragjedi në Rally-n e Marokut, humb jetën piloti portugez

17/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e motorsportit. Piloti portugez, Jorge Brandao ka humbur jetën këtë të premte gjatë etapës së pestë dhe të fundit të Rally-t të Marokut, njoftuan organizatorët e garës.

Sipas komunikatës zyrtare, aksidenti ndodhi në kilometrin e 214-të, gjatë një segmenti me rërë e duna, në një pistë prej 216 kilometrash me nisje dhe mbërritje në Erfoud.

“Sot, më 17 tetor, gjatë etapës së pestë të Rally-t të Marokut, piloti Jorge Brandao, që merrte pjesë për herë të dytë në garë, pësoi një rënie në duna në kilometrin 214,” — bënë të ditur organizatorët.

Brandao, 47 vjeç, ishte pjesëtar i ekipit portugez Old Friends Rally dhe u ndihmua menjëherë nga mjekët në vendngjarje, për t’u transportuar me helikopter drejt spitalit të Erfoud, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në orën 13:55.

Organizatorët shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij.

Biznesmeni portugez kishte debutuar në Rally Dakar 2024, ku mori pjesë si bashkëpilot i spanjollit Carlos Vento në kategorinë T3, por u detyruan të tërhiqeshin në etapën e dytë.

Qëllimi i tij ishte të rikthehej në Dakar 2026, këtë herë si pilot solo në motoçikletë. Për t’u përgatitur, ai kishte marrë pjesë në disa gara, përfshirë Baja Aragón, Rally-n e Portugalisë dhe Rally-n e Marokut, ku fatkeqësisht gjeti vdekjen vetëm dy kilometra larg përfundimit të garës.

Një fund tragjik për një pasion që e kishte ndjekur gjithë jetën.

Image

Next Post

Lëndim i ri tek Real Madridi në prag të El Clasicos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.