• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tragjedi në Serbi, ndahet nga jeta legjenda e Crvena Zvezdës

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje tragjike që ndodhi në Beograd. Ish-kapiteni i Crvena Zvezdës dhe ish-reprezentuesi i Serbisë, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes ish-lojtarëve të klubit të njohur.

Milovanovic u rrëzua papritur në fushë, në momentin që po përgatitej të godiste një këndore. Ai pësoi një infarkt të dyfishtë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, nuk u arrit të shpëtohej jeta e tij.

Klubi i Crvena Zvezdës reagoi menjëherë me një komunikatë zyrtare, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e një prej figurave më të dashura:

“Dejan ishte më shumë se një futbollist. Ai ishte bir i klubit tonë, u rrit në akademinë e Crvena Zvezdës dhe me fanellën kuqebardhë bëri hapat e parë në futbollin profesionist. Përkushtimi, grinta dhe karizma e tij lanë gjurmë të pashlyeshme te shokët e skuadrës dhe te tifozët. Përveç cilësive sportive, ai do të mbahet mend si një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për të ndihmuar.”

Pas përfundimit të karrierës, Milovanovic mbeti pranë klubit, duke marrë pjesë në aktivitetet e veteranëve dhe duke ruajtur lidhjen e fortë me shokët e tij. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në familjen e Crvena Zvezdës dhe futbollin serb.

Image

Next Post

Kriza e Dritës vazhdon – pa fitore pas katër javësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.