Sunday, 29. March 2026
Sport

Tragjedi në stadiumin ku do të hapet “Botërori 2026”, tifozi bie nga shkallët dhe humb jetën

GS 29/03/2026 1 Min. Lesezeit

“Estadio Banorte’ ose siç njihet nga tifozët më të vjetër “Estadio Azteca” është kthyer mbrëmjen e kaluar në një vend ku është konsumuar një tragjedi e vërtetë edhe pse duhej të ishte një arenë festive.

Siç dihet në impiantin legjendar meksikan do të luhen disa ndeshje të Botërorit 2026 madje organizatorët kanë vendosur që në këtë stadium të kuahet edhe ndeshja e parë e edicionit, i cili do të mbahet edhe në SHBA dhe Kanada.

Stadiumi, i cili qëndroi i mbyllur për 22 muaj pasi iu nënshtruar rikonstruksionit, priti mbrëmjen e kaluar ndeshjen mes Meksikës dhe Portugalisë. Kjo sfidë nisi me një tragjedi në këtë impiant pasi një 27-vjeçar pasi u rrëzua nga shkallët humbi jetën edhe pse mori menjëherë ndihmën e shpejtë.

Teilen: