Wednesday, 18. November 2026
Sport

Tragjike: Ndërron jetë 16-vjeçari argjentinas pas një goditjeje të rëndë në kokë gjatë ndeshjes

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit në Argjentinë, pasi futbollisti i ri i klubit Ezeiza FC, Abel Nunez, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare si pasojë e një goditjeje të rëndë në kokë të pësuar gjatë lojës.

Sipas pamjeve të publikuar në rrjete sociale, ngjarja tragjike ndodhi gjatë ndeshjes ndaj Deportivo Muniz, në momentin kur talentit të ri argjentinas, në përpjekje për të bllokuar një gjuajtje, i ra në kokë kërciri i një lojtari kundërshtar.

Pavarësisht se 16-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Abel Nunez ka lënë në pikëllim të thellë familjen, bashkëlojtarët, klubin e Ezeiza FC dhe mbarë komunitetin e futbollit.

VIDEO

Teilen: