Friday, 20. March 2026
Sport

Tragjike në Argjentinë, tifozi humb jetën pasi ra nga tribuna

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Të gjithë në Argjentinë janë tronditur nga lajmi tragjik i një tifozi të River Plate që humbi jetën. Madje, gjatë një ndeshje në stadiumin “Monumental”, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në vend dhe që përdoret edhe si bazë vendase nga kombëtarja argjentinase.

Tifozi për arsye ende të paqarta është rrëzuar nga pjesa e sipërme e fushës, teksa po zhvillohej ndeshja për kampionatin e vendit mes River Plate dhe Defensa Justicia.

E gjithë kjo rreth minutës së 25-të të ndeshjes, me tifozin e pafat që humbi jetën në çast. Të gjithë “ngrinë” në fushë siç është e arsyeshme dhe ndeshja u ndërpre përgjithmonë. Nuk dihen detaje në lidhje me moshën e viktimës. Tashmë po shqyrtohet çdo mundësi, pa përjashtuar edhe vetëvrasjen.

Tifozët e River brohoritën “ndalo ndeshjen”, ndërsa zyrtarët e klubit kërkuan që ajo të vazhdojë. Por kapitenët e dy skuadrave bënë të ditur se nuk mund të vazhdonin më dhe kështu u mor vendimi për ndërprerjen e ndeshjes./h.ll/abcnews.al

 

Teilen: