• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajnerët e Interit me përqindjen më të lartë të fitoreve, Inzagi i treti

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Falë 7 fitoreve në 9 ndeshjet e para të sezonit, Simone Inzagi është shumë afër vendit të dytë në renditjen e 10 trajnerëve me përqindjen më të lartë të ndeshjeve të fituara në historinë e klubit. I pozicionuar në vendin e tretë, tekniku aktual është parakaluar vetëm nga dyshja Mauro-Rezegoti dhe nga braziliani Leonardo, ndërsa ka lënë pas emra si Konte e Murinjo.

inzagi6

1. MAURO DHE REZEGOTI – Për të gjetur të parët në renditje duhet të kthehemi në periudhën e pasluftës, kur Françesko Mauro dhe Nino Rezegoti ishin në stol në sezonin 1919-1920. Rekordi është 17 fitore në 23 ndeshje (73.91%), duke mbërritur titullin e dytë të klubit.

2. LEONARDO – Aventura e brazilianit daton në sezonin 2010- 2011, për 32 ndeshje dhe 21 fitore (65.62%). Është sezoni i pakëndshëm pas tripletës, me klubin që e thërret për të zëvendësuar Rafael Benitezin nga dhjetori deri në fund të sezonit. Me Leonardon në kampionat mbërrihet vendi i dytë, ndërkohë që në Champions eliminohet nga Shalke në çerekfinale. Në verë ai u zëvendësua nga Xhan Piero Gasperini.

3. SIMONE INZAGI – Ishte 1-0 ndaj Benfikës që i dha mundësinë trajnerit aktual të ngjitej në podium, me 76 suksese në 118 ndeshje (64.41%). Ndryshe nga kolegët e tjerë në “top 4”, megjithatë, Inzagi është i vetmi që ka qëndruar në stolin e Interit për më shumë se një sezon dhe asnjë nga tetë të parët në këtë renditje nuk ka arritur tri vite. Duke vazhduar me konsistencë të ngjashme dhe duke fituar të katërta ndeshjet e ardhshme, 47- vjeçari do t’i merrte Leonardos vendin e dytë, ndërsa ka në palmares dy Kupa Italie dhe sy Superkupa Italie.

4. FRANK PEDERSEN – Vetëm 14 pankina për danezin (64,28% e fitoreve), të gjitha në fazën finale të sezonit 1958-1959. Është viti i parë pa Benito Lorencin, me Antonio Valentin Anxhelilo që ka shënuar 33 gola në kampionat në 33 paraqitje. Zikaltrit përfunduan të tretët në ligë.

5. ALDO OLIVIERI – Edhe për të, si për shumë emra të përmendur, rafti i trofeve është bosh, pavarësisht përqindjes së fitoreve (63.15%). Në dy vite (1950-1952) regjistroi një vend të dytë dhe një të tretë.

6. ANTONIO KONTE – Edhe pse jashtë pesë më të mirëve, Konte lidh emrin e tij me titullin e 2020-2021, i pari pas tripletës, ndërkohë që përqindja e fitoreve të tij në dy sezone është 62.75%.

7. ZHOZE MURINJO – I mbërritur në 2008-ën, portugezi është ndoshta trajneri më i dashur i zikaltërve. Në vitin e tij të parë fitoi Superkupën e Italisë dhe kampionatin, në 2010-ën kompletoi tripletën, para se të nënshkruante për Real Madridin. Për “specialin” 62.03% e fitoreve duken të pakta krahasuar me atë që ka sjellë.

8. LUIXHI SIMONI – Simoni rikthehet në klub për dy sezone, në krye nga 1997 deri në 1998-ën. Në vitin e tij të parë e çoi Interin në krye të Europës duke ngritur Kupën UEFA me një ekip të udhëhequr nga Ronaldo. Pas verës së parë vjen edhe Roberto Baxho, por skuadra nuk funksionon. Morati e shkarkon në nëntor me gjithë përqindjen e fitores prej 61.64%.

9. VIRXHILIO FOSATI – Ishte kapiteni i dytë në historinë e Interit dhe edhe lojtar-trajner midis viteve 1909 dhe 1915 për arsyen e thjeshtë se trajnerët nuk ishin parashikuar ende. Për të 61.6% e fitoreve.

10. XHUZEPE BIGONJO – I mbërritur në 1958-ën trajneri regjistron 16 suksese në 26 ndeshje zyrtare (61.53%) dhe krenohet me debutimin e Mario Korso, i cili shpejt shënoi dhe u bë golashënuesi më i ri i Interit në Serine A, si dhe një ikonë e ardhshme e zikaltërve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një tjetër legjendë e futbollit i bashkohet Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.