Ish-trajneri kampion me Tiranën, Emmanuel Egbo, është emëruar trajner i ri i Prishtinës, ka konfirmuar klubi kryeqytetas të enjten.
Trajneri nga Nigeria u shpall kampion me Tiranën në sezonin 2019/20.
Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmojë nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi.
Egbo do ta zëvendësojë Debatik Currin në krye të klubit bardhekaltër.
50-vjeçari e flet pastër gjuhën shqipe pasi që jetuar për një kohë të gjatë në Shqipëri.
“Gjuha shqipe është përparësi e madhe. Kur trajneri flet gjuhë tjetër, është problem. Kjo më ka ndimuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Egbo për lajmi.net.
“Tifozëve u premtoj maksimumin. Duhet të bëjmë mirë të gjithë së bashku nga presidenti deri te tifozët që janë lojtari i 12-të”, theksoi Emmanuel Egbo.
Prishtina, aktualisht zë vendin e katërt në Superligën e Kosovës me 13 pikë dhe është në një seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore. /Lajmi.net/
Intervistën e plotë të Emmanuel Egbos mund ta shikoni më poshtë