Tuesday, 17. March 2026
Futboll

Trajneri Carrick zbulon lojtarin e vetëm të paprekshëm te Manchester United

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Për Michael Carrick ka një lojtar të paprekshëm te Manchester United dhe ai mban shiritin e kapitenit; Bruno Fernandes. Mesfushori portugez sapo ka arritur në 16 asistime në Premier League, duke kaluar rekordin e David Beckham të sezonit 1999-2000. Në verë nuk ka siguri nëse ish-lojtari i Udinese dhe Sampdoria do të qëndrojë në “Old Trafford”, mes zërave të shumtë dhe një interviste të dhënë në dhjetor nga 31-vjeçari, që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

12 muaj më parë refuzoi një ofertë të madhe nga Al Hilal, ndërsa sot kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027 dhe përmban një klauzolë prej 57 milionë paundësh (rreth 66 milionë euro). Trajneri i përkohshëm deklaroi: “Sa i përket klubit dhe planeve të ardhshme, është e vështirë të hyj në detaje. Bruno nuk është një lojtar që duam ta humbasim. Për merkaton e verës nuk mund të them më shumë, por kapiteni është thelbësor për ne”.

Ndërkohë, në “Old Trafford” ëndërrohet Champions League. Fitorja 3-1 ndaj Aston Villa i ngjit “Djajtë e Kuq” në vendin e tretë me 54 pikë.

 

Teilen: