Thursday, 14. May 2026
Sport

Trajneri do shkarkohet edhe nëse fiton Ligën e Europës, Ksavi projektohet për të ardhmen

GS 02/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ksavi është favorit për të zëvendësuar Postekoglu te Totenhem. Ky i fundit do të largohet pas këtij edicioni, i cili konsiderohet tashmë i dështuar nga klubi.

ksavi

Totenhem po shkon në finalen e Ligës së Europës. Fitorja në gjysmëfinalen e parë ndaj Bodo/Glimt(3-1), i jep besim klubit anglez në të vetmin objektiv të mbetur.

Dhe në rast se Totenhem fiton Ligën e Europës, Postekoglu do të shkarkohet. Ksavi shikohet si mundësi për të zëvendësuar 59-vjeçarin.

Spanjolli është pa klub që prej sezonit të kaluar, kur ishte pjesë e Barcelonës. Dhe pse është përfolur në disa klube, nuk ka nxituar me zgjedhjen për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: